Home Lajme Botë Inteligjenca ukrainase: Putini i ka më pak se dy vjet jetë

Inteligjenca ukrainase: Putini i ka më pak se dy vjet jetë

0
Inteligjenca ukrainase: Putini i ka më pak se dy vjet jetë

Vladimir Putin ka më pak se dy vjet jetë pasi ai vuan nga sëmundje të shumta të rënda”. Kështu ka deklaruar kreu i shërbimit të inteligjencës ukrainase.

Gjeneralmajori Kyrylo Budanov, ka thënë se spiunët e Kievit që kanë depërtuar në Kremlin i kanë bërë pretendimet bazuar në “inteligjencën njerëzore”. Budanovi ka thënë  se Putinit nuk i kanë ngelur edhe shumë vjet jetë, sipas “Daily Mail”.

Qëndrimi i dobët i Putinit – fytyra dhe qafa në dukje e fryrë, kanë ndezur spekulime për shëndetin e liderit, i cili është thënë se është dëmtuar që nga pushtimi i Ukrainës.

Udhëheqësi i Kremlinit është pretenduar në prill se kishte nevojë për një operacion urgjent të kancerit. Putini gjithashtu është thënë se vuan nga Parkinson dhe “simptomat skizofrenike”.

Exit mobile version