Home Lajme Inspektorati sanitar shqipton 100 gjoba brenda këtij viti

Inspektorati sanitar shqipton 100 gjoba brenda këtij viti

0
Inspektorati sanitar shqipton 100 gjoba brenda këtij viti

Ka rreth 10 vite që është miratuar Ligji për Kontrollin e Duhanit. Por pavarësisht kësaj, i njëjti nuk po zbatohet nga një përqindje e lartë e qytetarëve. Nisur nga kjo, Inspektorati Sanitar ka shqiptuar 100 gjoba nga 900 kontrollet që ka bërë.

Konsumimi i duhanit brenda hapsirava të mbyllura është e ndaluar me ligj.

Pako të duhanit, hasim thuajse në çdo tavolinë.

Pirja e cigares brenda këtyre hapsirave, gjobitet deri në 50 euro për individin, ndërsa deri në 3 mijë euro për lokalin.

Pavërisht dënimeve, numri i kosovareve që shkelin këtë ligj mbetet i lartë.

Këtë e thotë edhe organizata joqeveritare “Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim”.

Për zbatimin e këtij ligi përkujdeset Inspektorati Sanitar.

Kryeinspektori Ibrahim Tërshnjaku, tregon për kontrallat dhe gjobat që kanë shqipëtuar përgjatë këtij viti.

Ligji për kontrollin e duhanit është miratuar në mars të vitit 2013. /Tëvë1/

Video: KËTU

Exit mobile version