Home Sport Iniesta për Messin: Me apo pa Kupën e Botës, ai është më i miri

Iniesta për Messin: Me apo pa Kupën e Botës, ai është më i miri

0
Iniesta për Messin: Me apo pa Kupën e Botës, ai është më i miri

Andres Iniesta ka komentuar në lidhje me Leo Messin.

Ish-mesfushori i Barcelonës, Iniesta ka folur për yllin argjentinas, Messi.

Më 18 dhjetor Leo arriti të fitojë trofeun e vetëm që i mungonte në kabinetin e madh të tij, Kupën e Botës.

Për shumëkënd pasi ai me Argjentinën u kurorëzuan kampion, u mbyll edhe dilema për lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave.

Por, për Iniestan Messi është më i mirë me apo pa Kupën e Botës.

“Për mua nuk ishte e nevojshme që Messi të fitonte Kupën e Botës për ta konsideruar atë më të mirën, me apo pa Kupën e Botës, ai është më i miri”, u shpreh spanjolli.

Kujtojmë që përveç titullit kolektiv, Messi u dekorua me trofeun individual si lojtari i turneut.

Exit mobile version