Home Ballina Inflacioni i lartë: Ekonomistët e cilësojnë si gabim mosshfrytëzimin e fondeve për investime

Inflacioni i lartë: Ekonomistët e cilësojnë si gabim mosshfrytëzimin e fondeve për investime

0

Mos-shfrytëzimi i fondeve për investime kapitale, nga ekonomistët po cilësohet si gabim në politikat ekonomike të qeverisë.

Ata përmendin se si rezultat i inflacionit, shuma prej 700 milion eurove që ka mbetur e pashfrytëzuara nga ana e Qeverisë, ka pësuar një zhvlerësim prej rreth 20 për qind të shumës së saj. Qindra miliona të qeverisë në Bankë, ekonomistët: Inflacioni është shumë i lartë

Qindra miliona të qeverisë në Bankë, humbje të mëdha nga inflacioni tash e disa muaj, mbi 700 milionë që janë në llogari të qeverisë, janë duke u përmendur nga opozita bashkë me kritikat për mos-shpenzimin e tyre.

Por, njohës të ekonomisë, e konsiderojnë situatatën më problematike, duke e theksuar efektin e inflacionit në vlerën e tyre.

“Problemi është mjaft i madh për arsye se këto 700 milion të cilat janë të raportuara nga ana e Bankës Qendrore janë deri në muajin gusht, dhe ato 700 milion nëse e masim inflacionin tani në këtë moment që jemi, do të thotë inflacioni është rreth 23 për qind kështu që shuma do të shkoj më shumë se sa 140 milion, prandaj çdo gjë mosinvestim i atyre mjeteve është një efekt negativ zinxhiror edhe te punëmarrësit në Kosovë”, ka thënë Hashani.

Ekonomisti tjetër, Jakup Bellaqa, përmend vonesat në kompletimin e bordit të gjykatës së tenderëve,  si një prej shkaqeve që kanë krijuar këtë situatë, por edhe përmend nevojën për hapa konkret nga qeveria.

“Oshp-ja duhet mu funksionalizu, në mënyre që të procedohet sa më shpejt, nuk duhet të vonohet duhet të kenë parasysh se jemi në situate inflacioni. Inflacioni është shumë i lartë është dyshifror, muajin e kaluar ka qenë 20% mesatarja sipas statistikave. Mirëpo në këtë rast, Qeveria, organet përgjegjëse duhet të bëjnë ndryshime në politika fiskale sepse politikat fiskale në kohë inflacioni e nxjerrin vendin nga kriza”, ka theksuar Bellaqa, raporton RTV Dukagjini.

Rreth kësaj teme është ngritur debat brenda Komisionit për Buxhet dhe Financa,  por kërkesat e anëtarëve nga opozita, me theks te nevoja për realizimin e investimeve kapitale, sipas tyre, nuk janë marrë parasysh.

“Në këtë drejtim kjo qeveri e ka dëmtuar rëndë qytetarin e Kosovës, i ka dëmtuar rëndë investimet publike dhe ne duhet që të mendojmë mirë edhe sa i përket projektimit të buxhetit, apo ligjit për buxhet në vitin 2023, që këto para të mos dedikohen diku tjetër, port ë shkojnë aty ku janë të dedikuara për investime kapitale”, është shprehur Lekaj.

Exit mobile version