Home Sport Ilir Daja pas fitores së Ballkanit: I takon gjithë Kosovës

Ilir Daja pas fitores së Ballkanit: I takon gjithë Kosovës

0
Ilir Daja pas fitores së Ballkanit: I takon gjithë Kosovës

Trajneri i Ballakanit, Ilir Daja ka folur pas ndeshjes ndaj Sivasspor.

Ballkani ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Sivasspor, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ekipi nga Suhareka tek në fund arritën të triumfojnë, për rezultatin 4:3.

Pas ndeshjes ka folur edhe vetë trajneri, duke thënë se kjo fitore është për të gjithë Kosovën.

“Dje në konferencë thashë mirëmbrëma Sivasspor, sot them mirëmbrëma Kosovë, pasi kjo fitore i shkon gjithë Kosovës.

Këta djem kanë personalitet, kanë karakter,, pasi luajtëm me shumë mungesa.

Janë mungesa që ne i përballuam, edhe lojtarët që u futën bën mirë.

U treguam pak cinik, pasi mund të kishim mbyllur më mirë ndeshjen.

Por, ekipi ka fituar eksperience pasi kanë besim te vetja dhe i respektojnë rivalet”.

Exit mobile version