Home Sport Ibrahimovic: Jam për paqe dhe për dashuri, ajo që po ndodhë në Ukrainë është tragjike

Ibrahimovic: Jam për paqe dhe për dashuri, ajo që po ndodhë në Ukrainë është tragjike

0
Ibrahimovic: Jam për paqe dhe për dashuri, ajo që po ndodhë në Ukrainë është tragjike

Zlatan Ibrahimovic është sportisti i radhës që ka folur për luftën.

Futbollisti suedez aktualisht është i grumbulluar me Kombëtaren e tij dhe ndër të tjera në konferencë për shtyp e kapi edhe temën e luftës në Ukrainë

“Është e vështirë të flasësh për luftën. Unë jam në favor të paqes dhe të dashurisë. Përmes futbollit dua ta shpërndaj dhe përçoj mesazhin dhe energjinë time. Kjo është ajo që duhet ta bëjmë”, deklaroi fillimisht veterani i sulmit.

“Ajo që po ndodhë është tragjike dhe nuk do të duhej të ndodhte. Në vitin 2022 duhet të jemi në gjendje t’i zgjidhim problemet në mënyrë normale, jo me luftë”, përfundoi futbollisti i Milanit.

Ibra, më saktësisht familja e tij e kishte provuar edhe vetë luftën, kur e kishte marrë rrugën e migrimit për ta gjetur shpëtimin pas luftës që kishte nisur në Bosnje Hercegovinë në vitet e 90-ta. 

Exit mobile version