Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme do të duhej të kërkonte informacione nga Zvicra se pse është mbajtur i fshehur kërcënimi që ka marrë Dick Marty nga Shërbimi i Intelegjencës i Serbisë.
“A e ka ditur AKI-ja këtë informatë? Tani është moment që Ministria e Jashtme t’i kërkojë shtetit zviceran pse kjo informatë është mbajtur e fshehur, nëse veç është mbajtur e fshehur… Pres që shteti i Kosovës të aktivizohet në mënyrë urgjente për të marrë vesh çka ka ndodhur për këta 16 muaj”, ka thënë Ibrahimi.
Ai në Rubikon tha se Gjykata Speciale është kundër shtetësisë së Kosovës, e jo kundër individëve që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Kjo gjykatë nuk është kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve, kjo gjykatë është kundër shtetësisë së Kosovës me metodat që i ka përdorur Serbia”, është shprehur Ibrahimi.
Ai në Rubikon tha se Gjykata Speciale është kundër shtetësisë së Kosovës, e jo kundër individëve që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Kjo gjykatë nuk është kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve, kjo gjykatë është kundër shtetësisë së Kosovës me metodat që i ka përdorur Serbia”, është shprehur Ibrahimi, njofton Klankosova.tv
Sipas tij, qëllimi i Serbisë është që t’i lëkundë themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Synimi i Serbisë ka qenë që t’i lëkundë themelet e UÇK-së, sepse nëse e lexoni aktakuzën nuk është aktakuzë ndaj individëve por ndaj organizatës”, shtoi ai.