Home Rozë I uroi vdekjen Beatrix-it, kushërira e saj shpërthen ndaj ndjekësit: Njeri i shpifur

I uroi vdekjen Beatrix-it, kushërira e saj shpërthen ndaj ndjekësit: Njeri i shpifur

0
I uroi vdekjen Beatrix-it, kushërira e saj shpërthen ndaj ndjekësit: Njeri i shpifur

Anxhelina Hadërgjonaj ka treguar mbështetjen ndaj kushërirës së saj, Beatrix, e cila ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother. Këngëtarja është kritikuar pasi një lidhje me Donaldin ndërkohë që ky i fundit kishte dhënë shpresa për një rikthim me Bora Zemanin.

“Shpirt i bardhë” ka shkruar Anxhelina krahas një fotoje të Trixës por është përballur me një koment të rëndë. “Në qoftë se është kaq e bardhë të shkojë në parajsë pra, meqë paska mbetur bardhësia tek ajo”. Kjo e ka nervozuar Anxhelinën, duke publikuar dhe bisedën.

“Sa pa punë duhet të jesh dhe sa jetë mizerabël duhet të kesh ti që i uron dikujt vdekjen. Njeri i shpifur, të pastë zoti në dorë”, ka shkruar Anxhelina.

Exit mobile version