Home Rozë “I shpëtova karrierën”, këngëtari i njohur paditet nga ish menaxherja, kërkon 3 milionë dollarë

“I shpëtova karrierën”, këngëtari i njohur paditet nga ish menaxherja, kërkon 3 milionë dollarë

0
“I shpëtova karrierën”, këngëtari i njohur paditet nga ish menaxherja, kërkon 3 milionë dollarë

Ricky Martin është paditur nga ish-menaxherja e tij, Rebecca Drucker, e cila pretendon se këngëtari latin i detyrohet asaj 3 milionë dollarë. Padia u ngrit në Gjykatën Qendrore të Qarkut të Los Anxhelosit, ku pretendohet se këngëtari “ka refuzuar që t’i paguante asaj milionë dollarë në komisione që ai i detyrohej asaj”.

Drucker e menaxhoi këngëtarin portorikan nga 2014-2018 dhe përsëri nga 2020-2022. Sipas Drucker, “jeta e tij personale dhe profesionale ishin në trazira absolute”. “Me Rebecca-n në krah, Martin bëri miliona dollarë dhe për këtë arsye i detyrohet komisione të konsiderueshme”, thuhet në padi.

“Rebecca Drucker shpëtoi karrierën e Ricky Martinit”, pretendohet në padinë 15 faqëshe. “Ekziston vetëm një problem: Martin plotësisht dhe me keqdashje refuzoi t’i paguante Rebeccës miliona dollarë komisione që ai i detyrohej asaj sipas marrëveshjes së tyre të menaxhimit.”

Exit mobile version