Home Ballina “I dashur Albin”, “Në emër të partnerit të vogël të koalicionit”, Gërvalla me fjalë të ëmbla për Kurtin pasi u raportua për shkarkimin e saj

“I dashur Albin”, “Në emër të partnerit të vogël të koalicionit”, Gërvalla me fjalë të ëmbla për Kurtin pasi u raportua për shkarkimin e saj

0

Zëvendëskryeministrja e vendit, Donika Gërvalla Schëarz fjalimin e saj në mbledhjen e sotme e ka filluar me fjalë shumë të “dashura” për kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

“I dashur kryeministër, i dashur Albin”, nisi fjalimi i Donika Gërvalla teksa fliste për qeverisjen një vjeçare.

“Në emër të kolegëve anëtarë të kabinetit qeveritar dhe në emër të partnerit të vogël të këtij koalicioni, më lejo të të falënderoj që e keni privilegjin e veçantë të jemi pjesë e një qeverie jo vetëm me duar të pastra, por edhe me faqe të bardhë. Prandaj faleminderit shumë të gjithëve për kontributin tuaj në këtë”, tha ajo.

E ky reagim i ministres së Punëve të Jashtme të vendit erdhi pikërisht pas disa raportimeve të ditëve të fundit ku thuhej se kryeministri Albin Kurti ka kërkuar lirimin nga detyra të saj.

Lidhur me këtë mbrëmë u deklarua edhe vetë kryeministri Kurti, i cili edhe e mohoi këtë.

Ai tha se as nuk ka kërkuar lirimin nga detyra dhe as nuk i shkon mendja ta kërkoj.

Kurti ka vazhduar duke thënë se bashkëpunimin më Gërvallen e ka shumë të mirë dhe se do të kishte dashur që të njëjtin bashkëpunim ta kishte me të gjithë ministrat tjerë.

“Bashkëpunimin e kam shumë të mirë me të. Do të kisha dashur që me të gjithë ministrat dhe deputetët ta kem bashkëpunimin si me të”, ka shtuar Kurti.

Ai ka folur po ashtu edhe për skandalet e Gërvallës në Twitter.

“Unë e di që janë marrë shumë me ata flamurët në Twitter, mirëpo ajo ka ba një punë shumë të rëndësishme në reformimin e diplomacisë”, tha kryeministri./

Exit mobile version