![“Hyremi” te “Sulejmani i madhërishëm” pozon për kopertinën e revistës Vogue Travel “Hyremi” te “Sulejmani i madhërishëm” pozon për kopertinën e revistës Vogue Travel](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/06/M-1.jpg)
Meryem Uzerli, e cila njihet për rolin e “Hyremit”, në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, ka vizituar së fundmi Malin e Zi, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Sipas mediave vendase, ajo ka pozuar për versionin turk të revistës Vogue Travel në një nga resortet më të njohura.
Fotografitë janë realizuar nga Mustafa Nurdogda, ndërsa aktorja i ka postuar edhe në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Meryem kaloi në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë muajin e kaluar dhe u komentua nga kritikët e modës me një fustan të pazakontë nga shtëpia e modës Yanine.