Einxhel Shkira është një nga finalistët e Big Brother VIP, e cila sot mori një dhuratë nga babai i saj. Ai u fut në ambientet e shtëpisë, ku i dha mbështetje vajzës së tij, madje edhe për dashurinë.
Për lidhjen me DJ Dagz, babai i Einxhel mes batutave u shpreh se “hyre vetëm dhe gjete dashurinë. E more nga Kosova dhe e bërë për vete.
Einxhel dhe DJ Dagz janë çifti i dytë në shtëpinë e BBV, pas Donaldit dhe Beatrix. Por në një tjetër emision televiziv ai deklaroi se nuk ka arsye pse ta takonte Dagz.
Ja biseda
Babai: Arrite ku deshe, me qetësinë…
Einxhel Shkira: Le të themi që nuk ka qenë qetësia
Babai: Ke arritur atje ku doje, me mënyrën më të mirë të mundshme. Ke treguar kush je. Babi të uron pas kësaj gjithçka. Edhe për dashurinë, hyre vetëm gjete edhe dashurinë. More nga vajzat dhe djemtë e Kosovws dhe Maqedonisw ata cka shqiptaria duhet ta ketë. More një dashuri nga Kosova që e bëre tatën. Unë të uroj sukses për të gjitha ato që arrite. Kauza sot tu bë realitet. Finalja për ty është që ke arritur këtë
Einxhel Shkira: E ta mendosh që nuk e dëgjova babin
Babai: Einxhell është nga ato vajza që arrin gjithçka.
Einxhel Shkira: Dua të të falënderoj që ti ke më shumë besim sesa unë.