Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas intervistës se mbrëmshme të zv.kryeministrit Besnik Bislimi, i cili deklaroi se Kosova po negocion për nënshkrimin e një marrëveshje ku Kosova dhe Serbia zotohen se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën.
Hoxhaj thotë se një deklaratë e tillë e Bislimit vjen pas dy deklarimeve të përfaqësuesve amerikanë, Hovenier dhe Escobar, ku të dy, për dallim nga Bislimi, kërkojnë që të negociohet për njohje reciproke.
Postimi i plotë:
Sekretari i Shtetit Blinken tha në fillim të janarit që politika e SHBA-së është njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, e Ambasadori amerikan Hovenier e përsëriti pardje dhe i Dërguari i Posaçëm Eskobar dje, por befas, mbrëmë, Besnik Bislimi tha se qeveria ka një qëllim tjetër në dialog: ajo po negocion marrëveshje që Kosova dhe Serbia të zotohen se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën!
Dija dhe imagjinata jonë është e varfër për ta kuptuar këtë politikë. Andaj, ja vetem një fakt historik: Pakti i Mossulmit në mesi të Molotov-Ribbentrop, që ishte nënshkruar mes Reichut gjerman të Hitlerit dhe Bashkimit Sovjetik të Stalinit, me 23 gusht të vitit 1939 nga ministrat e jashtëm Joachim von Ribbentrop dhe Vyacheslav Molotov. Por, kjo marrëveshje nuk e parandaloi Luftën e Dytë Botërore, me pasoja katastrofale për njerëzimin.
Sot, Kosova duhet të presë nga ky proces vetëm njohje të ndërsjellë! Por, nëse BE s’di çfarë të bëjë, do i sygjeroja që ta ofrojnë këtë skenar për deeskalimin e krizës mes Ukrainës dhe Rusisë dhe z. Bislimi të jetë Kryenegociator! Ose, z. Bislimi duhet t’ia nderrojmë literaturën, se nuk po e di se çka po lexon kështu!
Më e drejtë e duhur është të paraqitet platformë për dialog në Kuvend dhe jo Qeveria të shkojnë kështu pa plane, pa ide, pa afat kohor dhe pa asnjë qëllim!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=471053497731777&id=100044813927767