![Hovenier dënon sulmin ndaj gazetarëve Hovenier dënon sulmin ndaj gazetarëve](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/12/FB_IMG_1670753218222.jpg)
Gjatë ditës së sotme, në Zupç të Zubin Potokut është sulmuar ekipi i Klan Kosovës, me ç’ rast gazetarja dhe shoferi kanë pësuar lëndime trupore. Për këtë sulm ka reaguar edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
“SHBA-ja i bashkohet Asociacionit t Gazetarëve të Kosovës – AGK dhe Bashkimit Evropian në Kosovë për të dënuar fuqishëm sulmin e fundit në seri kundër gazetarëve të Kosovës. Mediat duhet të jenë në gjendje të punojnë lirshëm nga kërcënimet me dhunë dhe frikësim. Gazetaria e lirë dhe e pavarur është gurthemel i demokracisë”, ka thënë Hovenier.