Home Lajme Hotit i bie në vesh se Qeveria propozoi 20 modalitete për targat, çuditet dhe ka një pyetje

Hotit i bie në vesh se Qeveria propozoi 20 modalitete për targat, çuditet dhe ka një pyetje

0
Hotit i bie në vesh se Qeveria propozoi 20 modalitete për targat, çuditet dhe ka një pyetje

Ish- kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar sot lidhur me çështjen e targave.

Hoti është shprehur se nuk mund të ketë 20 modalitete për zbatimin e ligjit.

Sipas tij, ose duhet të zbatohet ligji, të merret parasysh kërkesa e ShBA-së.

“TARGAT: Tani deklarojnë nga qeveria se kanë dërguar në Bruksel 20 modalitete se si mund te veprohet.  Po si mund të ketë 20 modalitete për zbatimin e ligjit?! Ose e zbaton ligjin, ose e ndegjon kërkesën e ShBA-së dhe e shtynë zbatimin e punon për marrëveshjen finale sipas këshillave të miqve. Rrugë të mesme nuk ka.”, shkruan Hoti.

Sipas tij nuk ka rrugë të mesme. Madje thotë se përrallat me qortime nuk janë zbatim i ligjit.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=681783713309146&id=100044325704635&mibextid=Nif5oz

Exit mobile version