Home Lajme Hoti për planifikimin buxhetor për vitin 2023: Çuditesh me anomali, këta njerëz nuk janë në terezi

Hoti për planifikimin buxhetor për vitin 2023: Çuditesh me anomali, këta njerëz nuk janë në terezi

0
Hoti për planifikimin buxhetor për vitin 2023: Çuditesh me anomali, këta njerëz nuk janë në terezi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur i çuditur me planifikimin buxhetor të Qeverisë së Kosovës për vitin 2023.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se janë disa çështje urgjente ku duhet të intervenohet dhe të planifikohet buxheti, por që kjo nuk është bërë nga Qeveria.

“Ura mbi Drinin e Bardhë në Rogovë të Hasit ka gati dy vjet që është e papërdorshme nga vërshimet e janarit 2021. Ajo urë i lidh shumë fshatra të Hasit me magjistralen Prizren-Gjakovë. Komisioni i Ministrisë së Infrastrukturës ka vlerësuar se ura është dëmtuar dhe është në rrezik të shembet. Asnjë intervenim nuk është bërë për dy vite, edhe pse unë e kam ngritur si çështje urgjente edhe në dhjetor të vitit të kaluar, kur është miratuar buxheti i vitit 2022. Shihni anomalitë e planifikimit buxhetor: planifikojnë 400 mijë euro për këtë urë për vitin 2023, 600 mijë për vitin 2024 dhe 500 mijë për vitin 2025”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka thënë se me këtë ritëm të punës, ndoshta kjo urë ndërtohet në vitin 2026.

“Këta njerëz nuk janë në terezi”, ka përfunduar Hoti.

Postimi i plotë:

Çuditesh me anomali të planifikimit buxhetor për 2023.

Ura mbi Drinin e Bardhë në Rogovë të Hasit ka gati dy vjet që është e papërdorshme nga vërshimet e janarit 2021. Ajo urë i lidh shumë fshatra të Hasit me magjistralen Prizren-Gjakovë. Komisioni i Ministrisë së Infrastrukturës ka vlerësuar se ura është dëmtuar dhe është në rrezik të shembet.

Asnjë intervenim nuk është bërë për dy vite, edhe pse unë e kam ngritur si çështje urgjente edhe në dhjetor të vitit të kaluar, kur është miratuar buxheti i vitit 2022.

Shihni anomalitë e planifikimit buxhetor: planifikojnë 400 mijë euro për këtë urë për vitin 2023, 600 mijë për vitin 2024 dhe 500 mijë për vitin 2025.

Me këtë ritëm, ndoshta kjo urë ndërtohet në vitin 2026. Këta njerëz nuk janë në terezi. 

Exit mobile version