Home Ballina Hoti kalkulon harxhimet për viza, lyp llogari nga vonuesit e liberalizimit

Hoti kalkulon harxhimet për viza, lyp llogari nga vonuesit e liberalizimit

0
Hoti kalkulon harxhimet për viza, lyp llogari nga vonuesit e liberalizimit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka cituar raportin e BPRG-së për vitin 2022, ku thuhet se ndërmjet viteve 2016-2022, kosovarët kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për të aplikuar për viza shengen nëpër ambasada.

Hoti, në një shënim në Facebook, ka deklaruar se përgjegjësinë e kësaj kostoje duhet ta marrin ata që i vonuan vizat nga viti 2016 e deri tani.

“Për periudhën 2016-2022, kosovarët kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për të aplikuar për viza shengen nëpër ambasada (sipas raportit të fundit të BPRG të tetorit 2022). Ata që i vonuan vizat nga viti 2016 duhet të marrin përgjegjësinë”, ka shkruar Hoti.

Ish-kryeministri nuk e ka drejtuar gishtin në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj dikujt, mirëpo shpeshherë ai dhe partia ku përket, LDK, e kanë akuzuarVV-në për çështjen e vizave, gjatë kundërshtimit për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=654751429345708&id=100044325704635
Exit mobile version