Home Ballina Hoti i reagon Kurti: Nuk do të ketë luftë në Kosovë dhe as në rajon

Hoti i reagon Kurti: Nuk do të ketë luftë në Kosovë dhe as në rajon

0
Hoti i reagon Kurti: Nuk do të ketë luftë në Kosovë dhe as në rajon

Ish-kryeministri Avdullah Hoti i ka reaguar kryeministrit Kurti, i cili sot “nuk mund të ketë luftë pa Serbinë dhe paqe pa shqiptarët, në Ballkan”, në një intervistë për Vecernje Novosti të Kroacisë, shkruan Scanner.

Hoti ka shkruar se asnjë qeveri në rajon nuk mundet dhe nuk guxon të mendoj të nis luftë

Postimi i plotë:

Nuk do të ketë luftë në Kosovë dhe as në rajon.

Asnjë qeveri në rajon nuk mundet dhe nuk guxon të mendoj të nis luftë. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në NATO. Ndërkaq, NATO-ja është e vendosur në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Serbia është e rrethuar me anëtarë të NATO-s.

E gjitha çfarë mund të jetë e pritshme të ndodh, është përballja e Kosovës dhe rajonit me kolaps ekonomik dhe demografik. Gjithmonë nëse nuk zbatohen politikat e duhura, nëse nuk lëvizet më shpejt drejt integrimit evropian dhe nëse nuk zgjidhen mosmarrëveshjet ekzistuese.

Disa politikanë që e përmendin luftën, e bëjnë për të mbuluar dështimin në qeverisje. E bëjnë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit nga kriza energjetike, inflaconi i lartë e pakënaqësitë sociale.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=636073774546807&id=100044325704635

Exit mobile version