Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ditë më parë ka kërkuar leje për të ndryshuar aktakuzën për të hequr pretendimet e krimeve të kryera kundër së paku një viktime rreth [REDAKTUAR] 1999 në një shtëpi në apo rreth Ferizajt, në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.
Këtë e ka vlerësuar si pozitive avokati Taulant Hodaj, i cili tha se këtë mbrojta mund ta shfytëzojë edhe për raste tjera ku viktimat janë shpallë në mënyrë jo të duhur.
“Është hap pozitivë për mbrojtjen pasi mundet me shfrytëzu për atë që ka edhe viktima tjera që janë shpallë viktima në mënyrë jo të duhur”, ka thënë Hodaj në emision “ Ditari” në Tëvë 1.
Ai ka thënë se shtyrja e afateve për nisjen e procesit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimit është e dëmshme pasi me këtë po zgjatet afati i paraburgimit për ta.