Home Lajme Historianët e Deçanit dënojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it

Historianët e Deçanit dënojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it

0
Historianët e Deçanit dënojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, dënon ashpër vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës nga ana e grupeve kriminale serbe dhe sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Në një reagim për media, Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, fton qytetarët e vendit për maturi e qetësi, dhe të ju besojnë institucioneve të Kosovës si atyre ndërkombëtare.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, konsideron së Uashingtoni duhet të merr situatën nën kontroll të fazës përfundimtare në raport mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne, konsiderojmë që sulmi i grupeve kriminale serbe kundër Policisë së EULEX-it është sulm kundër vet Bashkimit Evropian, dhe për këtë Bashkimit Evropian i bëjmë thirrje që të i ndërprenë negociatat për anëtarësimin e Serbisë në këtë union”, thuhet në reagim.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, bën thirrje për unitet të gjerë të skenës politike në vend, se vetëm të bashkuar në raport me shtetin serb, jemi me të fortë.

“Thirrjet e presidentit të Serbisë, Vuçiq, për rikthim të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë, është thirrje për luftë në të re, por Serbia e ka nënshkruar kapitullimin karshi Kosovës më 9 qershor 1999 në Kumanovë. Ne, rikujtojmë së gjithë shqiptarët e Kosovës, jemi ushtarë të Adem Jasharit, dhe këtë e kemi në ADN. Nëse ka nevojë për të mbrojtur çdo cep të Kosovës, ne jemi të gatshëm të mbrojmë Kosovën tonë të dashur”, përfundon reagimi.

Exit mobile version