Home Sport Historia tronditëse e dy mundësve të rinj, që luftuan me një ari

Historia tronditëse e dy mundësve të rinj, që luftuan me një ari

0
Historia tronditëse e dy mundësve të rinj, që luftuan me një ari

Ariu doli me vrap nga pemët. Unë as nuk e pashë atë, derisa ishte pikërisht përballë meje, por dëgjova përplasjen. Gjithçka që munda të bërtas është: Ariu! E dija se duhej të mbroja kokën time dhe të luftoja për jetën, është një luftë për jetë ose për vdekje”,- fillon kështu historia rrëqethëse e Brayden Lowry dhe Kendell Cummings, studentë dhe shokë në ekipin e mundjes të lirë në Northwest College në Powell, Wyoming.

Një luftë ” për jetë apo vdekje” me një ari i thinjur në pyllin kombëtar të Shoshone. Brayden dhe Kendell u ndanë nga shokët e ekipit dhe kafsha nuk hezitoi t’i sulmonte, duke rrëzuar së pari Lowry. Cummings u përpoq të ndihmonte shokun, duke bërtitur dhe goditur ariun, por përpjekjet e tij ishin të kota. Kafsha u hodh edhe mbi të dhe e sulmoi pa mëshirë. “Nuk doja të humbisja shokun tim. Mbi të ishte një ari i madh. Unë mund të kisha ikur, por mund të kisha humbur një mik”,- tha mundësi i ri.

Historia tronditëse e dy mundësve të rinj, që luftuan me

“Ai më hodhi në tokë dhe më sulmoi. Unë menjëherë i vura duart në gojë që të mos më kafshonte qafën,”- tha Cummings për ABC News. Sportisti i ri, i cili mund të kishte ikur, bëri të pamundurën për t’i mbijetuar sulmit të ariut, pasi ndihmoi shokun e tij të mundjes. Dhe kur dukej se ariu i thinjur po largohej, ai u kthye pak minuta, pasi dëgjoi klithmat e dëshpëruara të shokut të tij të plagosur. “Dëgjova ariun duke u ulëritur pas meje dhe ai erdhi dhe më sulmoi përsëri.”

Në fund të fundit, Cummings dhe Lowry, ishin në gjendje të arratiseshin, pasi luftuan intensivisht për jetët e tyre, u ribashkuan me shokët e tjerë të skuadrës dhe thirrën për ndihmë policinë. Një helikopter i transportoi të plagosurit rëndë në një spital aty pranë. Me dëmtime të shumta, por gjallë, dy studentëve të universitetit iu desh t’i nënshtroheshin një operacioni: 60 kapëse në kokë, gjashtë vida, tre kocka të thyera… por për fat, asgjë nuk i pengon një rikuperimi të plotë. Ata e fituan betejën me ariun për jetët e tyre…

Exit mobile version