Brenda shtëpisë së Big Brother Vip lindi një histori dashurie midis Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, një histori shumë e gjykuar për shkak të raportit të mëparshëm të Donaldit me ish-të dashurën, Bora Zemanin.
Ndërsa jasht prisnim që të shihnim si të do të shkonte marrëdhënia e tyre, duket se gjërat janë krisur.
Pas daljes së tij nga shtëpia, Donaldi nuk ka festuar me Trixën, si dhe ka shpërfillur postimet e saj në Instagram, njësoj siç ka bërë dhe këngëtarja.
Burime të mediave vendore kanë konfirmuar se mbrëmjen e djeshme gjatë festës së Big Brother Vip Donaldi dhe Beatrixa nuk kanë qëndruar bashkë, madje as nuk kanë komunikuar.
Sot në mëngjes Antigona dhe Albani, mamaja dhe vëllai i Beatrix zgjodhën ta mbështesnin Trixën, me shprehjen virale “Mirëmëngjes vetëm Borës”, që Lori Hoxha e përdori pas hyrjes së Bora Zemanit në shtëpi.
“Mirëmëngjes vetëm Trixës,” – shkruan ata në Instastory.
Ndërsa në mesditë ishte vetë Beatrix që postoi në Instastory pasi hoqi Donldin dhe Romeon nga personat që ndjek.
“No fake stories,” – shkroi këngëtarja duke hequr “no” dhe duke nënkuptuar se tashmë shprehja është e saktë, dhe historia ka qenë një gënjeshtër.
Brenda shtëpisë, Donaldi stampoi në një bluzë fytyrën e Beatrix me mbishkrimin “No fake stories”, që sipas Trixës tashmë nuk ka më vlerë.
Më pas ajo ka hequr edhe Donaldin dhe Romeon nga Instagrami.