Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, e ka quajtur populist dhe korruptiv vendimin e sotëm të Qeverisë Kurti për ndarjen e 150 milionë eurove për luftimin e inflacionit.
Duke akuzuar kryeministrin për keqqeverisje, Berisha ka thënë largimi i Kurtit nga skena politike është kusht që Kosova të ecë përpara.
Reagimi i plotë në Facebook:
Vendimi që sot mori qeveria për “Pako ndihmese” për të përballuar inflacionin, është një vendim i keq, popullsitë, korruptiv dhe i dëmshëm për ekonominë e Kosovës dhe vetëm sa do ta rrisë inflacionin.
Kjo qeveri praktikantësh, e nepotizmit dhe korrupsionit do ti shkaktoj vendit dëm afatgjatë.
Subvencionimi i energjisë së kursyer, është një mashtrim i radhës për qytetaret e Kosovës, sepse me këtë inflacion kur qytetarët nuk kanë mundësi të sigurojnë ngrohjen me burime të tjera të energjisë, natyrisht se nuk kanë mundësi të kursimit, sepse çmimi i druve dhe lëndëve tjera për ngrohje është 3-4 fishuar.
Ndihma për pensionistët për 3-4 muaj nuk e mbulon inflacionin, që në artikuj bazë, kalon mbi 50%.
Po ashtu, për punëtorët në shërbim civil, kjo ndihmë prej 50 dhe 100 euro i ndihmon me mekua për disa ditë varfërinë që i ka futur qeveria por ua u zgjatë pa sigurinë.
Ndërsa, dyfishimi i ndihmës për qytetaret me asistencë sociale, as kjo nuk ju mundëson jetë të dinjitetshme. Ata kanë nevojë për perspektive, punësim e jo lëmoshë.
Kjo qeveri në vend të lëmoshës është dashur të nxis investimet dhe të zbatoj projektet e planifikuara me qëllim të rritjes së punësimit. Po të ishin bëre investimet kapitale sot në Kosovë, ishin krijuar edhe 40.000 vende pune, ishin rritur të hyrat nga aktiviteti ekonomik, ishte shtuar produktiviteti dhe të hyrat e qeveris do të ishin më të mëdha nga vjelja e taksave nga aktiviteti ekonomik. Inflacioni do të kontrollohej dhe mirëqenia e qytetarëve do të rritej.
Qeveria duhet të jap llogari për 570 milion të pakos ekonomike anti-covit19, cilat janë rezultatet?
Përndryshe vetëm largimi i Albin Kurtit nga skena politike e Kosovës është kusht që Kosova të ecë përpara.