Ambasadori amerikan, Christopher Hill, në një intervistë dhënë së fundi për mediumin serb “Telegraf”, nuk ka pranuar ta komentojë një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti.
Hill është pyetur në lidhje me deklaratën e Kurtit se në veri, ka anëtarë të grupit “Wagner”.
Ai ka thënë se nuk do ta komentojë, pasi që nuk është “zëdhënës i tij”.
“Fillimisht, më lini të them se deklarata e Kurtit flet për të. Nuk do ta komentoja, nuk jam zëdhënësi i tij.” – tha ai.
Vlen të përmendet, se në të njëjtën intervistë, Hill ka thënë se nuk është i lumtur për bombardimin e Serbisë nga NATO, para 23 vjetëve.
“Më duhet t’ju kujtoj se kjo ka ndodhur 23 vjet më parë. Është njësoj sikur në vitin 1968 të flisnim për ngjarjet e vitit 1945. Mua personalisht më vjen shumë keq që kjo ka ndodhur në historinë tonë dhe nuk jam i lumtur për këtë.” – ka thënë Hill.