Home Sport Het trik i Raheem Sterling – fitore e lehtë e Man City ndaj Norwich

Het trik i Raheem Sterling – fitore e lehtë e Man City ndaj Norwich

0
Het trik i Raheem Sterling – fitore e lehtë e Man City ndaj Norwich

Manchester City ka kaluar pa telashe në udhëtimin ndaj Norwich.

Skuadra e Pep Guardiola ka shënuar një fitore të lehtë 0:4, përballë skuadrës nga fundi i tabelës, Norwich.

Citizens kaluan në epërsi me anë të Raheem Sterling, i cili zhbllokoi rezultatin me një gol shumë të bukur në minutën e 31’.

Phil Foden dyfishoi epërsinë sapo filloi pjesa e dytë, në minutën e 48’.

Sterling më pas kompletoi het trikun e tij, me golat e minutave 70’ dhe 90’.

Në këtë ndeshje luajti edhe Milot Rashica, i cili në radhët e Norwich ishte në mesin e më të angazhuarve dhe pati paraqitje që mund të vlerësohet pozitivisht.

Manchester City shkon tashmë në 63 pikë në krye të Premier League, kurse Norwich mbetet me 17 pikë në pozitën e 18-të. 

Exit mobile version