Home Sport Helmimi i 1500 qytetarëve në Deçan vitin e kaluar, Prokoruria në Pejë sot mban konferencë

Helmimi i 1500 qytetarëve në Deçan vitin e kaluar, Prokoruria në Pejë sot mban konferencë

0
Helmimi i 1500 qytetarëve në Deçan vitin e kaluar, Prokoruria në Pejë sot mban konferencë

Prokuroria Themelore në Pejë sot do të mbajë konferencë për media, ku temë diskutimi do të jetë hetimi i rastit të helmimit të qytetarëve në komunën e Deçanit vitin e kaluar.

Mbi 1500 persona, në mesin e tyre edhe 51 fëmijë janë helmuar në Deçan, vitin e kaluar. Dyshimet e para ishin se banorët e kësaj komune janë helmuar nga uji i pijshëm.

Ndërsa, komuna e Deçanit kishte shpallur gjendjen emergjente për shkak të helmimeve, prokuroria kishte filluar hetimet për mënyrën se si ka ardhur helmimi i mbi 1500.

Exit mobile version