Home Rozë Heidi Lushtaku dërgon djalin për herë të parë për ta ndjekur ndeshjen e të atit nga afër

Heidi Lushtaku dërgon djalin për herë të parë për ta ndjekur ndeshjen e të atit nga afër

0
Heidi Lushtaku dërgon djalin për herë të parë për ta ndjekur ndeshjen e të atit nga afër

Bukuroshja shqiptare, Heidi Lushtaku – Demiral, të dielën mbrëma ka qenë e pranishme në Gewiss Stadium në Bergamo të Italisë për ta përcjellë partnerin e saj, Merih Demiral.

Mbrojtësi turk luan për ekipin italian, Atalanta, që këtë fundjavë luajti përballë Milanin dhe u ndanë baras (1-1).

24-vjeçari kishte një arsye më shumë për të lënë përshtypje, duke qenë se në tribuna ndodhej bashkëshortja e tij dhe djali i çiftit, të cilin modelja e kishte marrë për herë të parë për ta mbështetur babanë.

Heidi i ka shpërndarë disa fotografi dhe video nga prania e saj dhe të birit në stadiumin e Atalantas.

Exit mobile version