Home Sport Hazard do të “luftojë” për një vend në skuadrën e Real Madridit

Hazard do të “luftojë” për një vend në skuadrën e Real Madridit

0

Eden Hazard ka ritheksuar se ai dëshiron të qëndrojë në Real Madrid për të luftuar për vendin e tij, por pret që situata e tij mund të ndryshojë pas Botërorit

Hazard do të udhëtojë në Botërorin e Katarit me skuadrën e Belgjikë, por më shumë pak ndeshje të luajtura me Real Madridin. 31 vjeçari ka pasur vetëm gjashtë paraqitje tërë sezonin për skuadrën e tij dhe është rrugës për t’i përgatitur valixhet dhe të largohet nga Los Blancos, por ai ka insistuar se dëshiron të qëndrojë në skuadër dhe të luftojë për një vend në të.

“Nuk dëshiroj që të largohem nga Real Madridi. Ndoshta situata e ime do të ndryshojë pas Botërorit”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp të organizuar para garës.

“dëshiroj të luaj por është menaxheri që bën zgjedhjet e tij. Unë i pranoj, por dëshiroj t’i tregoj atij që e meritoj të luaj më shumë. Kur nuk luani është vështirë”.

Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë transferi i Hazard në Real më 2019 ngjan më i keqi i bërë ndonjëherë për një lojtar. Los Blancos paguan një shumë fillestare 100 milionë euro të Chelsea dhe i bën atij një kontratë të majme deri më 2024, por që nga atëherë belgu ka pësuar disa lëndime dhe ka treguar jo konsistencë në formë. Deri me tani ai ka vetëm 72 paraqitje prej që u transferua.

Në moshën 31 vjeçare, ku mund të jetë Botërori i fundit i Hazard për Belgjikën, sidomos nëse kihen parasysh lëndimet e tij të shpeshta. Ndeshjet e mira në Botëror mund të bëjnë që Real ta ndryshojë mendjen, megjithatë. 

Exit mobile version