Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të shfuqizojë vendimin për masat kufizuese anti-Covid dhe ta lirojë vendin nga masat joefektive.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, thohet se çfarë masa janë këto, kur personat e karantinuar në Austri vijnë për pushime në Kosovë.
“Për çka ka vendos Qeveria kufizime kur të infektuarit nga shtetet tjera pa asnjë problem hyjnë në Kosovë, e në anën tjetër masat i respektojnë vetëm në kufirin me Shqipërinë. Qeveria është treguar e paaftë në menaxhim të pandemisë dhe zbatim të masave që i ka vendos”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu në Facebook.
Postimi i plotë:
Qeveria duhet ta shfuqizojë vendimin për masat kufizuese për COVID-19, dhe ta liroj vendin nga masat joefektive.
Çfarë masa janë këto, kur përsonat e diagnostifikuar me covid, e të karantinuar në Austri vijnë për pushime në Kosovë?!
Për çka ka vendos Qeveria kufizime kur të infektuarit nga shtetet tjera pa asnjë problem hyjnë në Kosovë, e në anën tjetër masat i respektojnë vetëm në kufirin me Shqipërinë.
Qeveria është treguar e paaftë në menaxhim të pandemisë dhe zbatim të masave që i ka vendos.
Masat kufizuese të Qeverisë po përdoren vetëm për ndëshkim të qytetarëve e bizneseve për mbushje të Buxhetit të Shtetit.
Vendet si Anglia, Franca, Danimarka, Norvegjia etj., tani i kanë hequr masat kufizuese, sepse hospitalizimi dhe vdekëshmëria nga Omicron është më e ulët se e gripit sezonal.
Qeveria duhet të merr vendim të largoj masat kufizuese e të hapet vendi, pasi më nuk kanë asnjë kuptim masat në situatën aktuale.