Home Ballina Haxhiu: Po marrim përkrahjen e shteteve edhe në takime të mbyllura, për anëtarësim në NATO

Haxhiu: Po marrim përkrahjen e shteteve edhe në takime të mbyllura, për anëtarësim në NATO

0
Haxhiu: Po marrim përkrahjen e shteteve edhe në takime të mbyllura, për anëtarësim në NATO

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se për anëtarësim në NATO, Kosova po merr përkrahjen e shteteve edhe në takime të mbyllura.

Ajo u shpreh se ka shtete që në këso rrethana kanë thënë që do të votojnë PËR, por që ende nuk e kanë thënë këtë edhe në publik.

Padyshim që në takimet që kam pasur me përfaqësues të BE-së, kryesisht janë përfaqësues që merren me çështje të drejtësisë, e kam përmendur rëndësinë që Kosova të anëtarësohet edhe në Këshillin e Evropës edhe në NATO. Por qëndrimet e shteteve, disa janë publike, për shembull, Gjermania e mbështet fuqishëm Kosovën në rrugën e saj evropiane, ka edhe shtete të tjera të cilat e kanë mbështetur Kosovën, po them Kroacia, Sllovenia dhe të tjera si këto. Megjithatë ka edhe shtete tjera të cilat ndonëse në takimet tona të mbyllura e mbështesin fuqishëm dhe kanë thënë që do të votojnë për, ende nuk është që kanë dalë në publik”, tha ajo në KlanKosova.

“Me rëndësi është që ato të na ndihmojnë në format që ata e konsiderojnë se janë të pranueshme, të mirëseardhura, më të lehta apo praktike që të na ndihmojnë. Ndoshta është e rëndësishme edhe mbështetja publike, por megjithatë unë jam e bindur që tashmë ministrja e Punëve të Jashtme sikur edhe Presidentja, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri po punojnë fuqishëm që Kosova ta ketë mbështetjen e shteteve qoftë ato që e kanë njohur Kosovën, qoftë edhe ato që nuk e kanë njohur”, vlerësoi Haxhiu.

Exit mobile version