Home Ballina Haxhiu për rastin në Pejë: S’mund të jetë i vetmi, qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet

Haxhiu për rastin në Pejë: S’mund të jetë i vetmi, qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet

0
Haxhiu për rastin në Pejë: S’mund të jetë i vetmi, qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për rastin e tmerrshëm në Pejë.

Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Policia dhe Prokuroria janë duke bërë punën e tyre, duke përmendur edhe arrestimet që janë bërë  deir tash.

“Abuzimi që pamë sot, nuk mund të jetë i vetmi prandaj qytetarët duhet të bashkëpunojnë me institucionet në rast të dyshimeve për keqtrajtimin e familjarëve në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, apo edhe në qendrat tjera të kujdesit ndaj këtyre kategorive. Hetimet duhet të thellohen”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sjellja abuzuese e mizore, ndaj një të moshuare në Pejë, na ka tronditur të gjithëve.

Në këto momente institucionet përgjegjëse, policia dhe prokuroria, janë duke e bërë punën e tyre dhe disa nga personat e dyshuar janë arrestuar.

Abuzimi që pamë sot, nuk mund të jetë i vetmi prandaj qytetarët duhet të bashkëpunojnë me institucionet në rast të dyshimeve për keqtrajtimin e familjarëve në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, apo edhe në qendrat tjera të kujdesit ndaj këtyre kategorive. Hetimet duhet të thellohen!

Gjithashtu, menaxhmenti duhet të jap llogari për keqtrajtimin e qytetarëve në ato ambiente.

Exit mobile version