Home Ballina Haxhiu: Dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksual

Haxhiu: Dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksual

0
Haxhiu: Dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksual

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas rastit të fundit të sulmit seksual në qytetin e Pejës.

Ajo ka thënë se ngacmuesit po e vështirësojnë jetën e vajzave dhe grave gjithandej Kosovës.

“Për shkak të rritjes së rasteve të dhunës e ngacmimit seksual, para disa javëve kemi punuar në ndryshimin e Kodit Penal në drejtim të ashpërsimit të masave e dënimeve për dhunuesit dhe ngacmuesit” shkroi Haxhiu në facebook.

Ajo thotë se këto ndryshime do të finalizohen javën e ardhshme.

“Institucionet e drejtësisë duhet të shqiptojnë dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksual” shtoi Haxhiu.

Mbrëmjen e 27 shtatorit, alpinistja Mrika Nikqi u sulmua seksualisht nga i dyshuari F.Beqiraj, në njërën nga rrugët e Pejës.

Exit mobile version