Home Lajme Haxhi Avdyli me ambicie, beson se Lista Guxo mund t’i fitojë 10 për qind në zgjedhje

Haxhi Avdyli me ambicie, beson se Lista Guxo mund t’i fitojë 10 për qind në zgjedhje

0

Deputeti i ‘Lista Guxo’ në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Avdyli, pretendon se ky subjekt politik mund t’i fitojë 10 për qind në rast të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Ai këtë e ka deklaruar në T7, duke thënë se këto të dhëna i vinë atij nga terreni.

“Unë besoj që jemi mbi 7 deri në 10 për qind. Në bazë të përcjelljes tonë që i kemi në terren, ne mendojmë që jemi në këto suaza”, ka deklaruar ai.

Ne si subjekt jemi në konsolidim e sipër. Ne jemi të kënaqur me përkrahjen që e kemi në terren. E vërteta është se ne akoma nuk e kemi një strukturë të konsoliduar. Njerëzit akoma nuk janë duke besuar që jemi subjekt dhe kjo ka ndikuar pak”, shpjegoi më tej Avdyli.

Exit mobile version