Home Ballina Haradinaj tregon tri zhvillime për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Haradinaj tregon tri zhvillime për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përmendur tri zhvillime që mund ta sjellin marrëveshjen finale në mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se duhet një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe Quintit, qëndrime të përmbajtura dhe jo retorikë luftënxitëse.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Tri zhvillime mund ta ndihmojnë rajonin tonë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

  1. Një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorët e Quintit, me serbët e Kosovës, posaçërisht me serbët e Veriut, me të gjitha nivelet e mundshme, këto ditë deri me 1 shtator
  2. Angazhim për qëndrime të përmbajtura pas takimit të 18 gushtit dhe në asnjë mënyrë retorikë luftënxitëse.
  3. Udhëheqësit e BE-së, të ja dorëzojnë agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, presidentit Biden, në mënyrë që t’i ftojë liderët e dy vendeve për marrëveshjen finale për njohje reciproke sa më parë.

Kuptohet, Kosova duhet t’i kryejë punët e shtëpisë, ligjin e pagave dhe beneficionet për policinë e Kosovës.

Exit mobile version