Pas zhvillimeve të shumta në vend, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashraj.
Pas kësaj, Haradinaj tha se ka vetëm një zgjidhje: Rritja e pagave.
Haradinaj me këtë rast ka kërkuar që Qeveria të procedojë sa më parë Ligjin e Pagave, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Bisedë e sinqertë me kryetarin e SBASHK z. Rrahman Jasharaj.
Ka vetëm një zgjidhje: rritja e pagave.
Qeveria të procedojë sa më parë Ligjin e Pagave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbështet kërkesat e drejta të sindikatave në mbarë vendin.