Home Ballina Haradinaj, shqiptarëve të Luginës: Trojet po ju mbesin shkret, regjistrohuni për hatër të brezave që vijnë (Video)

Haradinaj, shqiptarëve të Luginës: Trojet po ju mbesin shkret, regjistrohuni për hatër të brezave që vijnë (Video)

0
Haradinaj, shqiptarëve të Luginës: Trojet po ju mbesin shkret, regjistrohuni për hatër të brezave që vijnë (Video)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që të bëjnë regjistrimin e tyre dhe të pronave të tyre në Serbi deri në fund të këtij muaji.

Përmes një adresimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se çdo ditë po zbrazen shkollat, shtëpitë dhe vendbanimet e shqiptarëve në Luginë, andaj, sipas tij, kjo s’duhet lejuar.

”Të dashur bashkëkombës shqiptarë, në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe në vendbanimet e tjera në Serbi apo edhe ju që i keni lëshuar vatrat dhe jetoni në vendet e tjera apo në Kosovë. Prej 1 deri më 31 tetor mbahet regjistrimi i njerëzve dhe i pronave në Serbi. Ju bëj thirrje të gjithëve regjistrohuni! A e dini pse? Çdo ditë e ma shumë po zbrazen shkollat, shtëpitë, vendbanimet. Trojet e juaja po mbesin shkret. Mos lejoni! Ju lutem kthehuni gjithë, regjistrohuni të gjithë! Regjistrohuni edhe për hatër të brezave që vijnë. I juaji çdoherë!”, ka thënë Haradinaj përmes një videoje.

https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/Facebook-579412883939936540p.mp4
Exit mobile version