Home Ballina Haradinaj: Shqetësuese sulmet që u janë bërë gazetarëve nga pushteti aktual

Haradinaj: Shqetësuese sulmet që u janë bërë gazetarëve nga pushteti aktual

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë shqetësuese sulmet që u janë bërë gazetarëve e mediave nga disa eksponentë të ndryshëm të pushtetit aktual.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka thënë se, shkalla e demokracisë matet me nivelin e lirisë së fjalës dhe me lirin e mendimit e të medias.

Një shoqëri është e lirë po aq sa i ka mediat e lira. Shkalla e demokracisë matet me nivelin e lirisë së fjalës, lirisë së mendimit e të medias. Janë tejet shqetësuese sulmet që u janë bërë gazetarëve e mediave, nga eksponentë të ndryshëm të pushtetit aktual”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai ka shtuar se liria e mediave duhet të jetë e pacenueshme, sepse sipas tij, ky është obligim jo vetëm ligjor por edhe moral.

Reagimi i Haradinajt:

Një shoqëri është e lirë po aq sa i ka mediat e lira.

Shkalla e demokracisë matet me nivelin e lirisë së fjalës, lirisë së mendimit e të medias.

Janë tejet shqetësuese sulmet që u janë bërë gazetarëve e mediave, nga eksponentë të ndryshëm të pushtetit aktual.

Liria e mediave duhet të jetë e pacënueshme. Ky është obligim, jo vetëm kushtetues e ligjor, por edhe moral!

Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, të bashkohemi në mbrojtje të këtyre vlerave të panegociueshme të demokracisë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=545953300229356&id=100044440716038

Exit mobile version