Home Ballina Haradinaj shpërthen në lot kur flet për arrestimin e vëllait

Haradinaj shpërthen në lot kur flet për arrestimin e vëllait

0

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj.

Gjykatësi bëri të ditur se seancën e parë për këtë vit do të fillohet të paraqiten të gjitha provat dhe të dëgjohen dëshmitarët e mbrojtjes së të akuzuarve.

Duke u përgjigjur në pyetjet e Prokurorit, Haradinaj tregoi edhe për arrestimin dhe dënimin e vëllait të tij dhe u përlot.

“Ai është dënuar 3 vjet e gjysmë kur ishte 16 vjeç… Është i burgosuri politik më i ri në Evropë. Unë jam i dyti, derisa u arrestua vëllai, unë kam qenë i burgosuri politik më i riu në Evropë”, tha ai.

Në këtë seancë, Haradinaj është pyetur për gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij që nga lindja, shkollimin dhe aktivitetet e tij brenda dhe jashtë vendit.

Exit mobile version