Home Lajme Haradinaj: Rënia e Jetë Hasanit dha mesazhin më kuptimplotë – mobilizimin kombëtar për lirinë e vendit

Haradinaj: Rënia e Jetë Hasanit dha mesazhin më kuptimplotë – mobilizimin kombëtar për lirinë e vendit

0
Haradinaj: Rënia e Jetë Hasanit dha mesazhin më kuptimplotë – mobilizimin kombëtar për lirinë e vendit

Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin e kombit, Jetë Hasani në 24-vjetorin e rënies.

“Me rënien e tij, si komandant i njësive të para të UÇK-së në Shtime, dha mesazhin më kuptimplotë – mobilizimin kombëtar për lirinë e vendit”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se  humanisti, arsimdashësi i madh, luftëtari e eprori i lartë i UÇK-së, Heroi i Kombit Jetë Hasani nga Shtimja, i rezistoi pushtuesit duke u prirë demonstratave, duke zhvilluar aksione guerile, duke lëshuar shtëpitë e tij për shkollë për nxënësit që tanimë ishin larguar nga shkollat.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot njëzetekatër vjet më parë, heroikisht ra dëshmor humanisti, arsimdashësi i madh, luftëtari e eprori i lartë i UÇK-së, Heroi i Kombit Jetë Hasani nga Shtimja.

Jeta para se ta jepte më të shtrenjtën që e kemi, jetën, i rezistoi pushtuesit duke u prirë demonstratave, duke zhvilluar aksione guerile, duke lëshuar shtëpitë e tij për shkollë.

Me rënien e tij, si komandant i njësive të para të UÇK-së në Shtime, dha mesazhin më kuptimplotë – mobilizimin kombëtar për lirinë e vendit.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=661807531977265&id=100044440716038
Exit mobile version