Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me liberalizimin e vizave, që BE as sot nuk dha dritën jeshile për qytetarët e Kosovës.
Ai, në një postim në Facebook,ka shkruar: “Liberalizimin e kemi merituar shumë vite më herët, por as sot nuk e morëm”.
Ai më tej deklaroi se “sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës.”
Sikundër bëhet e ditur, sot në Bruksel u mbajt takimi BE-Ballkani Perëndimor, ku, pos çështjeve të tjera të rëndësishme për kontinentin, u trajtua edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, si një vend i vetëm në Evropë që ende nuk ka liberalizim të vizave.
Për këtë çështje, në këtë samit ka folur presidentja Osmani.
Megjithatë, në samit u morën parasysh lufta në Ukrainë, kërkesa e saj dhe të Moldavisë për statusin kandidatë për anëtarësim në BE.