Home Ballina Haradinaj pas takimit me Kurtin: Folëm për marrëveshjen me Serbinë dhe përmbajtjen e saj

Haradinaj pas takimit me Kurtin: Folëm për marrëveshjen me Serbinë dhe përmbajtjen e saj

0
Haradinaj pas takimit me Kurtin: Folëm për marrëveshjen me Serbinë dhe përmbajtjen e saj

Ka përfunduar takimi mes kryeminsitrit Kurti dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pas takimit, ka folur kreu i AAK-së.

Ai tha se temë diskutimi ishte marrëveshja me Serbinë dhe përmbajtja e saj.

“Tema ishte marrëveshja finale me Serbinë, marrëveshja për njohje reciproke. E diskutum procesin, marrëveshjen vet, sfidat që i ka Kosova. Ishte një takim me përmbajtje se kemi diskutu përmbajtjen e një marrëveshje potenciale”, tha ai, shkruan lajmi.net.

Haradinaj tha tutje se siguri për këtë marrëveshje do të duhej të ishte që e njëjta të vuloset edhe nga SHBA-të.

“Në diskutim për këtë nenet e marrëveshjes, preambulën, nenet, kemi provu me dhanë kontributin tonë në mënyrë që Kosova të arrijë sukses. Besoj që duhet të vazhdojmë më tutje me aleatët tonë, me Amerikën dhe aleatët evropianë. Ajo që besoj që është e rëndësishme është se ky process duhet ta ketë edhe vulën e Amerikës dhe jo vetëm përkrahjen e saj. Pra duhet të nënshkruhet edhe nga niveli i njëjtë amerikan. S’mund të konsiderohet i sigurt pa vulën e Amerikës. E duhur do të ishte që do të ndodhë në Uashington dhe kjo ishte edhe kërkesë e imja”, tha Haradinaj.

Exit mobile version