Home Ballina Haradinaj-Kurtit: Po rrëshqet në tradhti, ndalu

Haradinaj-Kurtit: Po rrëshqet në tradhti, ndalu

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk harmonizohet me kërkesat amerikane, po rrëshqet në tradhëti.

Haradinaj këtë e ka thënë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

“Sot i kam kërkuar që urgjentisht të ndërrojë kahje e ta shfuqizojë vendimin e tij për targat e të mos e rrezikojë stabilitetin në vend e në rajon. Kosova ka nevojë për marrëveshje për njohje me Serbinë, e jo për populizma që me to t’i shërojë egot e sëmura Kryeministri.”, ka shkruar fillimisht ai.

Më tej, Haradinaj ka thënë se Kosova nuk e ka luksin që të rrezikojë ekzistencën e shtetit për tekat e Kurtit.

“Nëse kryeministri nuk ndërron kurs të veprimit dhe nuk harmonizohet me kërkesat amerikane menjëherë, ai sigurt se po rrëshqet në tradhëti. Unë s’kam çka i them tjetër përpos që nuk do të lejohet as ai e askush tjetër që ta rrezikojë të ardhmen e vendit. Prandaj ndalu!”, ka shkruar i pari i AAK-së.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=675534307271254&id=100044440716038

Exit mobile version