Home Ballina Haradinaj ia numëron dëmin vjetor që Kurti ia ka shkaktuar Policisë së Kosovës, dalin shifra milionëshe

Haradinaj ia numëron dëmin vjetor që Kurti ia ka shkaktuar Policisë së Kosovës, dalin shifra milionëshe

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se dëmi që qeveria Kurti ia ka shkaktuar Policisë së Kosovës është rreth 14 milionë euro për një vit.

Haradinaj, në faqen e tij në Facebook, ka thënë se mos-miratimin e Ligjit për Paga, dëm i madh u është shkaktuar të gjithë sektorëve.

“Dje sqaruam dëmin që iu bë personelit shëndetësor. Por, qeveria Kurti me mosmiratimin e Ligjit të Pagave u ka shkaktuar dëm të gjithë sektorëve në vend. Ata që janë përgjegjës për rendin dhe qetësinë e shtetit tonë, Policia e Kosovës, është dëmtuar mbi 14 milionë euro për një vit. Përderisa kjo qeveri po mburret se janë rritur të hyrat buxhetore, përse po i varfëron policët tanë?”, ka shkruar Haradinaj.

Gjatë ditës së djeshme, Haradinaj ka kalkuluar edhe dëmin që sipas tij i është shkaktuar sektorit shëndetësor. Ai ka llogaritur se ky dëm është rreth 25 milionë euro.

“Dje e kam paraqitur para jush vetëm dëmin e shkaktuar ndaj mjekëve specialistë, e sot për mbarë personelin shëndetësor. Dëmi që i është bërë sektorit të Shëndetësisë nga Qeveria Kurti, e cila padrejtësisht po i mban paratë e mjekëve, infermierëve, farmacistëve e drejtuesve tash e një vit, përfshirë edhe inflacionin dhe shtesën e obligueshme vjetore është rreth 25 milion euro. Nesër do të paraqes dëmin e shkaktuar Policisë së Kosovës”, ka shkruar dje Haradinaj.

Exit mobile version