Home Lajme Hapet sërish thirrja për aplikimin e gazetarëve ukrainas për të ardhur në Kosovë

Hapet sërish thirrja për aplikimin e gazetarëve ukrainas për të ardhur në Kosovë

0
Hapet sërish thirrja për aplikimin e gazetarëve ukrainas për të ardhur në Kosovë

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) ka hapur thirrjen për aplikime nga Ukraina për Programin Gazetarët në Rezidencë në Kosovë (JiR Kosovo).

Programi JiR Kosovo financohet nga Qeveria e Kosovës dhe u mundëson 20 gazetarëve dhe punonjësve të medias ukrainase të zhvendosen në Kosovë për një periudhë deri në gjashtë muaj me mundësi vazhdimi në varësi të zhvillimeve në Ukrainë. Gazetarët që vijnë në Kosovë do të kenë statusin e individëve të mbrojtur ndërkombëtarisht.

Për t’u kualifikuar, gazetarët dhe punonjësit e medias duhet të kenë jetuar në Ukrainë në vitin 2022, të kenë një pasaportë të vlefshme ukrainase, të kenë punuar si gazetarë profesionistë për të paktën tre vjet dhe të flasin të paktën anglisht bazë, shkruan Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias.

Exit mobile version