Shtatë herë kampioni botëror në Formula 1, Lewis Hamilton është shprehur lidhur me gjendjen e tij emocionale së fundmi.
Piloti i Mercedes pati një fund të keq të sezonit të kaluar në Formula 1 dhe nuk po i ecën mirë as në fillim të këtij sezoni.
Situata e tij nuk ka qenë më e mira e mundshme. Por, britaniku ka një mesazh të rëndësishëm për të gjithë.
“Unë kam pasur një kohë të vështirë në aspektin mental dhe emocional për një kohë të gjatë. Të vazhdosh, nënkupton një përpjekje konstante, por ne duhet të vazhdojmë të luftojmë, sepse kemi shumë për të arritur”, ka thënë Hamilton, transmeton lajmi.net.
“Po e shkruaj këtë sepse dua t’iu them që është në rregull në këtë mënyrë. Dijeni se nuk jeni vetëm në këtë dhe ne do ta kalojmë këtë së bashku”, shtoi britaniku, anëtar i Mercedes.
Hamilton synon titullin e tetë të kampionit botëror në Formula 1, titull ky që do të ishte historik.