Home Lajme Haliti i reagon Gërvallës që s’e përmendi UÇK-në: Të gjithë e dijmë rolin e vrimës së fundit të kavallit (Video)

Haliti i reagon Gërvallës që s’e përmendi UÇK-në: Të gjithë e dijmë rolin e vrimës së fundit të kavallit (Video)

0

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, e ka cilësuar ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën, vrimë të fundit të kavallit, për të folë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në intervistën e dhënë për Klan Kosovën, Haliti kështu u shpreh kur u pyet për të komentuar dedikimin që ministrja Gërvalla e bëri dje me rastin e Ditës së Çlirimit, por duke mos përmendur fare kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

”Për me folë, njerëzit autoritativ që duhet të flasin për ditën e çlirimit, është presidenti i vendit dhe është kryeministri. Të tjerët mund ta urojnë njëri-tjetrin”.

”Edhe në Kosovë kjo ndodhë. Nuk respektohet protokolli i shtetit dhe komunikimi publik në raport popull shtet, shtet popull”.

”Nuk e kam parasysh atë se çfarë ka thënë zonja Gërvalla. Por sa i përket UÇK-së, besoj që ne e kemi një instrument popullor që quhet kavall”.

”Dhe dihet ajo vrima e fundit e kavallit, çfarë roli ka luajt në të. Edhe zonja Gërvalla është flautiste dhe po besoj që e din rolin e gishtit të fundit tek ajo flauta”.

Exit mobile version