Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të dielën në fshatin Softaj të Ferizajt.
Disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur ari me vlerë rreth 10 mijë euro si dhe një pistoletë e cila ishte me leje.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.
“Me datën 30.10.2022 rreth orës 15:20 kemi pranuar një informacion nga personi F.Z i moshës 30-vjeçar për një rast vjedhje e rëndë në fshatin Softaj të Ferizajt. Policia e stacionit në Ferizaj, hetuesit policor i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Dyshohet se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë dhe nga aty kanë vjedhur një armë zjarri, pistoletë me leje dhe stoli ari rreth 10 mijë euro”, ka thënë Veseli.
Ai ka bërë të ditur se policia po punon intensivisht për të zbardhur sa më shpejtë rastin.