Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Skenderaj.
Rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Rakinicë të Komunës së Skenderajt.
Viktima ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur 26 mijë euro para të gatshme, stoli ari në vlerë prej 2 mijë euro dhe kanë dëmtuar një televizor në vlerë prej 1 mijë e 200 euro.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.