Deputeti i VV-së, Armend Muja ka dalë kundër kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, duke i thënë se Qeveritë paraprake i kanë ndarë nga 100 euro për mësimdhënësit vetëm që t’i sigurojnë votat e tyre.
”Cdo herë qeveritë paraprake kur ka ardhë cikli zgjedhor kanë thon “hajde ti Rrahman qitu, sa mësimdhënës i ki, valla 20 mijë, hajt 100 euro e kta mu më votojnë”, edhe është abuzu pak”, tha Muja te “DPT te Fidani”.
Sipas Mujës Jasharajt duhet t’i interesojnë vetëm kushtet e mësimdhënësve dhe se nuk duhet të merret me agjendën e Albin Kurtit.
“S’ki punë ti me axhendën e Albin Kurtit, cka po të intereson ty a udhëton Albin Kurti a është lider politik a diktator. Ai është debat politik pastaj… Ia kam thënë edhe në sy nuk është punë e jota a udhëton Albin Kurti në Amerikë apo jo, nuk je ti me ia caktu agjendën Albin Kurtit, Albin Kurti vepron konform mandatit që e ka marr, ty të intereson për kushtet e mësimdhënësit, qaq”, shtoi Muja.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj është futur në përplasje të ashpra me Qeverinë e Kosovës, duke shpallur grevën që në fillim të vitit të ri shkollor. Ai ka refuzuar të heq dorë nga greva, deri të përmbushen kërkesat që grevistët i kanë shtruar para qeverisë.
Si pasojë e polarizimeve të ashpra, gjuha kërcënuese dhe urrejtës është rritur ndaj Jasharajt, ndërkaq dje ai është sulmuar edhe fizikisht nga një person në një shkollë të Prishtinës.