Home Lajme Guterres nga Ukraina: Po punojmë që të evakuojmë civilët nga uzina e çelikut

Guterres nga Ukraina: Po punojmë që të evakuojmë civilët nga uzina e çelikut

0
Guterres nga Ukraina: Po punojmë që të evakuojmë civilët nga uzina e çelikut

Me qindra civilë e ushtarë të plagosur kanë mbetur të bllokuar  në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol. Pjesa më e madhe e Mariupolit është shkatërruar dhe uzina Azovstal, një labirint tunelesh dhe punishtesh, është pjesa e fundit e qytetit port që nuk është nën kontrollin rus.

Marrja e të gjithë portit të Detit Azov është një nga qëllimet kryesore të Moskës. Duke folur më herët për mediat portugeze, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se po vijon puna për një plan për të evakuuar civilët nga uzina e çelikut.

“Ky është një operacion shumë i komplikuar,” tha Guterres, i cili ka mbërritur këtë mbrëmje në Ukrainë pas takimit me Vladimir Putin në Moskë dje.

“Putin u pajtua në parim dhe u ra dakord që detajet të diskutohen në takimet që po zhvillohen aktualisht”, tha ai.

“Ky operacion është veçanërisht delikat, sepse nuk kemi të bëjmë me njerëz që ndodhen në shtëpitë e tyre, apo në vende publike për t’u evakuuar, por njerëz që janë, le të themi, brenda një bunkeri në kushte vërtet dramatike. Qëllimi ynë ishte ta bënim këtë operacion të premten, por natyrshëm, duhet të krijohen kushtet që ne ta bëjmë ”.

Exit mobile version